Jeta në tunel e mekanikut të biçikletave: Policia nuk më njeh, këtu është streha ime prej 10 vitesh

schedule17:48 - 20 Prill, 2020

schedule 17:48 - 20 Prill, 2020

Këtë të hënë janë hapur edhe dyqanet e riparimit të biçikletave të cilat janë një zgjidhje e mirë për lëvizje këto javë pandemie.

Gazetarja e Abc News Leontina Nika ishte në “Pazarin e Ri” aty ku prej vitesh ndodhet dhe tregu i biçikletave .

Megjithese zyrtarisht kjo e hënë shënoi hapjen e dyqaneve të riparimit të biçikletave , Ylli Dervishi ka vazhduar punën rregullisht, çdo ditë edhe në këtë kohë pandemie.

Nuk kam as pension as përkrahje sociale asgjë, por nuk ja kam shtrirë dorën shtetit apo askujt më rrofshin krahët”, shprehet mekaniku.

Ky tunel pranë “Pazarit të Ri” tek tregu i biçikletave , është banesa e tij prej 10 vitesh.

“Ky tunel prej 10 vitesh dhe 10 vite të tjera i kam pas në rrugë dhe në lokale duke punuar  nuk i kam kërkuar dhe llogari askujt. Nuk vjedh dhe nuk grabis, nuk bëj budalliqe. Kjo është biçikleta e dytë, 1 mij lekë diku, deri në 4 mijë lekë më dalin mua. Dimër verë në këtë tunel e quaj banesë këtë unë, kjo është gryka e mezgoranit, fryn dhe në verë dhe në dimër. Policia nuk më njeh dhe nuk e njoh,thoni ju por shteti e ka lejuar pasi nuk ka kapacitet me më dhënë banesë”, është shprehur ndër të tjera Dervishi.

Edhe pse ai thotë se gjithë jetën ka punuar në uzinen e ish traktorëve, jeta e ka bërë që të jetoj i vetëm në mes të 4 rrugëve.

Kur është ndërtuar uzina e traktorëve kam punuar atje unë, kam qenë fëmijë në atë kohë, sot jam 70 vjeç më takonte të dilja në pesnion 65 vjeç, prej 5 vitesh jam hedhë degë më degë e zyrë më zyrë për vitet e punës por unë pleqëri nuk kam më fuqi për ti ndfjekur. Kam bërë të gjitha por s’më jep kush mbështetje”, ka thënë ndër të tjera ai.

Ai jeton me rregullimin e bicikletave, mjaftohet me marrjen e informacionit përmes një radio të vogël , ku duke i informuar për koronavirusin, por frikë nga ky virus thotë se nuk ka.

“Me këtë radio të vogël unë marr informacion sa është korona, si është në Spanjë, në Itali, Angli. Unë nuk kam frikë”, ka thënë ndër të tjera 70 vjeçari.

Mungesa e transportit publik , e ka kthyer biçikletën, si mjetin me praktik, për të shkurtuar rrugët  në këtë kohë pandemie. Qytetaret e perdorin , për të bere pazaret  dhe per te shkuar ne pune

Hapja e dyqaneve të riparimit të biçikletave është mirëpritur nga qytetarët, pasi shpesh ata shfaqin edhe defekte te ndryshme .

Kam përdor që fëmijë e deri tani në pleqëri, nuk kemi asnjë mjet tjetër është ekonomike dhe është e nevojshme. Na kanë bllokuar fare dhe shyqyr që e gjeta për ta rregulluar”, shprehet një qytetar.

“Jam spanjolle dhe jetoj prej 9 muajsh në Shqipëri, kam një qendër fizioterapie dhe ju shërbej të moshuarve me biçikletë ndaj është mjeti që më shërben të mbaroj punë,por më shfaqi nëj problem fatmirësisht arrita që ta riparoj. Situata në Shqipëri nuk është aq dramatike sa në Spanjë ndaj shpresoj që do të hapet dalëngadalë, pasi njerëzit po çmenden brenda në shtëpi”, është shprehur për Abc News spanjollja që jeton në Tiranë.

Një tjetër qytetare thekson se është J përdoruese e rregullt e biçikletës si me koronë pa koronë, bëj pazaret dhe çdo gjë të domosdoshme.

Mjeshtrat dhe riparuesit e biçikletave e cilësojnë hapjen e këtyre dyqaneve, domosdoshmëri, ata respektojnë distancen sociale dhe shmangin fluksin

“E kam hapur në 7 të mëngjesit, dhe përderisa ska autobusë janë ndër më të përdorshme, ne nuk kemi fluks personash maksimumi 5 persona”, shprehet një mekanik.

veshtersine me te madhe ata thone se i kane me taksat, por me kestin e dyte te paketes ekonomike jane perfshire edhe keto biznese

“Kjo është një kohe e vështirë te pjesa e taksave. Me këstin e dytë na është miratuar një pagesë prej 40 mijë lekësh”.

Nevojat per riparimin e tyre janë të shumta sipas mekanikëve.

“Secila ka probleme të ndryshme.”

Hapja e këtyre dyqaneve , shënon një rikthim ne ciklin normal të perditshmërisë së tyre ./abcnews.al