Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Jeta në pentagram/ Jetmir Zaganjori, një Çesk Zade i ri: Moment unik, krijimi i veprës për fëmijët e onkologjikut

schedule11:22 - 3 Shkurt, 2026

schedule 11:22 - 3 Shkurt, 2026

Një jetë e kaluar në pentagram, kompozitor i mbi 40 veprave muzikore dhe fitues i 15 çmimeve ndërkombëtare, Jetmir Zaganjori, ishte personazhi i radhës në ‘Pas Mesnatë’ me Leontina Nikën në ABC Neëw.

‘Ka qenë një rrugëtim i gjatë që ka nisur prej moshës 5-6 vjecare në Shkodër. Në fillimet tona, kur jemi fëmijë ndoshta nuk e kuptojmë muzikën, por ata që vijojnë mësimin pas klasës së 10 janë të profilizuar totalisht. Është një rrugë e gjatë, një sakrificë fëminore, sepse një fëmijë i shkollës së muzikës, studion vetëm muzikën mbi një orë e gjysmë, i ikën deri diku një pjesë e fëmijërisë në studim. Solfezhi është si një abetare për një letrar,” thotë ai.

Rruga e tij artistike nis herët. “E nisa udhën e muzikës mbi pianon e Prenk Jakovës, po atëherë nuk e kuptoja se sa gjë e bukur ishte ai privilegj që më dhanë. Nuk ishte një piano në atë shtëpi, atje kishte tre piano”, kujton kompozitori, ndërsa vepra e tij e parë ishte një përpunim i këngës së njohur “Dashnor tu bana”.



Rruga drejt suksesit nuk ka qenë gjithmonë e lehtë. “Kam punuar kamarier dhe nuk kam hequr dorë nga krijimtaria”, rrëfen Zaganjori, duke treguar se pasioni për muzikën ka qenë gjithmonë më i fortë se vështirësitë e jetës.

Një nga përvojat më prekëse të karrierës së tij mbetet krijimi i veprave për fëmijët e onkologjikut.

“Ishte një punë që në fillim nuk e kuptuam se cfarë do bënim fiks, por në momentin që shkelëm brenda në pediatri dhe takuam drejtuesit atje, kuptuam se kishim përgjegjësi për fëmijë me shëndet ndryshe. Pranova, pata edhe mbështetjen e kolegëve, dhe aty kam patur rastin e një vajzë që u shërua dhe një djali të vogël që në fillimet e veta nuk fliste shumë dhe mezi priste ardhjen tonë, dhe në fund fare jo vetëm nisi të flasë por ishte ‘bilbil’. Gjendja më e keqe ishte takimi i parë me fëmijët, dhe shikimi i zymtë i prindërve sado mundoheshin ta fshihnin. Aty vendosa të krijoj ‘thyerja e dritës’, një muzikë shumë e trishtë,” thotë ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!