Jeta në arkivat osmane e Ferit Dukës: Me dokumenta, shqiptarët bashkëjetuan me osmanët

schedule11:21 - 21 Shkurt, 2025

schedule 11:21 - 21 Shkurt, 2025

Ferit Duka është një prej historianëve të njohur shqiptarë.  Gjatë studimeve pasuniversitare ndoqi kurset e turqishtes së re dhe të vjetër. Për të avancuar, kualifikimin e tij në osmanistikë, me specializime dhe kërkime afatgjata dhe afatshkurtra në fushën e historisë dhe gjuhës osmane në universitetin e Ankarasë dhe Stambollit, ku ka hedhur dritë mbi këtë periudhë.

Në një bisedë në ‘Pas Mesnatë’, profesor Duka tregon rëndësinë e dokumentit për një historian.

“Për historianin dokumenti është një instrument thelbësor për punën kërkimore, që do të thotë se nuk mund të zhvillohet punë kërkimore në fushën e historisë pa patur si bazë burimore dokumentin, e prodhuar në atë periudhë historike së cilës historian i drejtohet për studim. Rëndësia e burimeve në tërësi për historianin është kyce në procesin e punës kërkimore. Nëse vijmë te periudha osmane, dokumenti merr rëndësi thelbësore. Cështja e trajtimit të dokumentit, e marrëdhënies që ka historian me dokumentin në periudhën osmane ka disa specifika të vecanta, sepse sic e dini dokumentet osmane, ndryshe nga shumë të tjera, kanë vështirësi të mëdha për tu lexuar, interpretuar. Janë të shkruara në një gjuhë të vdekur, sic është osmanishtja. Ka kush e di sa lloje e lloje shkrimesh brenda, sipas nënperiudha që ka brenda. Formimi historik dhe njohja e gjuhës turke, njohuri në paleografi dhe diplomatikën osmane, janë dy disiplina shumë të rëndësishme.”- thotë ai.

Punën në arkivin e shtetit e konsideron një thesar, për të cilën thotë se i dha mundësi të njihet me shumë cështje, mes tyre edhe periudhën historike të shtetit të pavarur shqiptar, periudhën pas osmane.

“Periudha osmane është mbi 500 vjecare dhe si e tillë është periudhë e sundimit, në të cilin u zhvilluan dukuri, fenomene, procese që janë karakteritike për një periudhë sic ka qenë periudha osmane. Ne nuk e idealizojmë periudhën osmane, të themi që ka qenë shkëlqim për popullin, por nuk mohojmë edhe arritjet, punën, që kanë bërë shqiptarët edhe në këtë periudhë për të zhvilluar vendin, familjen, komunitetin, përfshirjen në strukturat osmane. Shqiptarët janë qeverisur më shumë nga të vetët, sigurisht në emër të shtetit Osman, janë qeverisur sepse shteti Osman, në shumicën e kohës ka preferuar që në Shqipëri të dërgojë sanxhak bejlerë apo autoritete të tjera të pushtetit, kryesisht shqiptarë.” thotë ai, ndërsa thekson se Shqipëria nuk është shkëputr ende nga mentaliteti komunist i Enver Hoxhës.

“Një nga gjërat që kishte ai është se fajin Shqipërisë, ia kanë revizionistët imperialistët e huaj, bllokada etj. Ta kërkosh fajin te të tjerët para se ta kërkosh te vetja nuk është gjë e mirë.  Sigurisht, historia nuk bëhet me ‘nëse’. Nuk e kishin në dorë shqiptarët të bënin zgjedhjen ishte dicka e gjeopolitikës europiane që në një moment të caktuar, një pjesë e madhe e hapsirës europiane u pushtua nga osmanët. Tani mundet shqiptarët, një popull I vogël, ta evitonin këtë dallgë të madhe? Një popull I vogël, demostroi nën udhëheqjen e Skënderbeut një qendresë shembullore, që mahniti Europën, po aq nuk mund të qëndronte më tepër, sepse ishte superfuqia e kohës. Dmth nuk mund të fajësojmë shqiptarët si pranuan sundimin, nuk e pranuan me qef. Shkaqet e përhapjes së islamit kanë qenë të shumëllojta, pranimi me dhunë është shumë pak në pjesën që i takon procesit të islamizimit. PSe? Sepse dhuna ka qenë edhe për popujt e tjerë të Ballkanit, pse nuk ndodhi atje? Po të jetë për sistemin fiskal, taksat, ishin edhe në Maqedoni, Serbi, e vënde të tjera nuk u islamizuan në shumicë si te ne. Në vendin tonë, ndodhi edhe për karakteristika të vecanta që kishin shqiptarët me sunduesin e huaj. Shpesh islamizimi u bë për cështja pragmatiste. Në fillimet  e tij procesi ka qenë ngushtësisht atribut i fisnikërisë shqiptare, i raporteve me sunduesit e rinj osmanë.” tregon ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!