Gul* sapo ishte kthyer nga tregu kur pati mundësi që të shkëmbente disa fjalë me ekipin e BBC.
“Në të gjithë pazarin ka talebanë të armatosur,” tha ai.
“Nuk shihni shumë njerëz të pasur ose gra dhe vajza në rrugë tani sepse të gjithë kanë frikë nga ata.”
Gruaja e Gul -it Afsoon tani nuk mund të largohet nga shtëpia pa qenë e shoqëruar nga një burrë dhe duhet të jetë thuajse e gjitha e mbuluar.
“E ardhmja për vajzën time është e paqartë,” u shpreh ajo.
Dhe motrës së Gulit, e cila është mjeke, iu tha që të qëndronte larg nga klinika për disa javë, derisa drejtuesit mes talebanëve vendosën që do t’i lejonin gratë me profesion mjeke që të kthehen në punë.
“Ditë më vonë ajo pati mundësi që të kthehej në punë bashkë me gra të tjera,” tha Gul.
Por shumë gra të tjera mbeten ende në shtëpi, të pasigurta nëse mund të rifillojnë karrierën që kanë pasur para se vendi të binte në duart e talebanëve. Gul dhe familja e tij ende shpresojnë të largohen nga Afganistani.
“Do të shkojmë kudo,” tha ai. “Amerikë, Gjermani, Francë. Kudo.”
*Emrat e personazheve janë ndryshuar për arsye sigurie. /abcnews.al/