Pedagog në Universitetin e Arteve për dirigjim, Petrika Afezolli vjen në një rrëfim për karrierën e tij në Pas Mesnatë. Mbi supe mban plot 270 koncerte të dirigjuar prej tij, ndërsa thotë se tingulli për të është pasuri, ndërsa rrugën e artistit e ka nisur me tingujt e pianos.
“Tingulli muzikor është pasuria që di ta trajtojmë, e vemë në eficensë dhe është detyra jonë për ta propaganduar. E kam nisur me tingujt e pianos, deri në shkollë të mesme kam studiuar piano, me pedagogë të jashtëzakonshëm që ndikuar në formimin dhe perspektivën time si artist. Kur konkurova për piano, këtu nisi edhe sfida ime, dhe nuk fitova.
Mora vesh më pas biseda si nga Feim Ibrahimi apo profesor Mustafai apo Rifati, që besonin te unë.
Profesor Rifati më ka bërë një sfidë asokohe që sot e kësaj dite ndihem mirë kur e kujtoj sepse më dha simfoninë e tretë të Bethovenit për ta dirigjuar dhe ka qenë ditë e enjte e mbaj. Kur i kam shkuar pas një jave, qeshi edhe pse nuk e dha veten, dhe më tha ‘bravo të qoftë’.” u shpreh ai, ndërsa thekson se dirigjenti ka pergjegjesi t’i japë të notave të kompozitorit./abcnews.al