Pavarësisht se ka kaluar më shumë se një muaj nga shpërthimi vullkani “Cumbre Vieja” në La Palma nuk tregon asnjë shenjë tërheqje.
Me mundësinë që vullkani të mbetet aktiv për muaj të tërë banorët, jeta e të cilëve tashmë ka ndryshuar përgjithmonë kanë frikë se më e keqja është ende në vazhdim.
Shtëpitë janë dëmtuar dhe mbuluar nga hiri vullkanik, po ashtu edhe bujqësia është shkatërruar plotësisht, por banorët shprehen të vendosur për të mos u larguar. “Do të qëndrojmë këtu” shprehen ata.
Shkencëtarët thonë se shpërthimi mund të vazhdojë për tre muaj. / Abcnews.al