Jeta mes fesë dhe politikës, rrëfimi ndryshe i pastorit që martoi Erion Veliajn

schedule18:38 - 25 Dhjetor, 2019

schedule 18:38 - 25 Dhjetor, 2019

Në studion e Abc News me gazetarin Endri Xhafo, ishte Toni Gogu, një ish pastor, i cili aktualisht mban postin e kryetarit të Këshillit Bashkiak të Tiranës.

Mes një atmosfere Krishtlindjesh, Gogu, i cili në profesion është jurist ndër të tejra foli për rrugën e tij drejt fesë, që siç tha ka nisur në fillim të viteve ’90 në kishën Ungjillore.

Gogu foli po ashtu edhe për pjesëmarrjen e tij në dasmën e kryebashkiakut Erion Veliaj disa vite më parë, pasi njihet edhe si ‘pastori që martoi Erion Veliaj”.

Pjesë nga biseda:

Unë aty kam qenë si mik i Erit dhe Ajolës me bashkëshorten time dhe ishim si një çift që na kishin përzgjedhur. Kam qenë si një shok i  tij që i jam lutur Zotit për ta. Është e vërtetë që kam shërbyer si pastor, nga viti 94 deri në 2001. Janë kohët kur u njoha me time shoqe, dhe është një nga kapitujt e formimit të jetës sime. I kisha mbaruar studimet  për Jurisprudencë, ndësa udhëtimin në fe e kisha filluar në fillim të viteve ’90.

Pse një besim modern për shqiptarët në atë kohë?

Nuk  kishte të bënte shumë me pjesën moderne. Kam përshtypjen se kjo ka qenë edhe karakteristika e Protestantizmit. Unë kisha kaluar kapitullimin shpirtëror  timin, isha trajnuar si ateist por nuk arrita dot që ateizimi im tu jepet përgjigje këtyre pyetjeve dhe në atë kohë rashë në kontakt me Biblën. Krishtlindjet për mua janë mëse festë. Krishtlindja thotë që Perëndia erdhi te njeriu. Këto ishin gjërat që mua më tërhoqën.

Cili është vendii i Ungjillorëve në Shqipëri sot?

Është komunitet historik i ri, në fund të viteve 1800. Edhe protestanët shqiptarë organizohen, pra duan që Ungjilli, fjala e perëndisë ishin të bindur se lëvizja që kiste pushtuar Europën, nuk arriti dot ta kapë Shqipërinë dhe vjen pak me vonesë. Në radhë të parë ne duhet të kemi një gjuhë të shkruar. Dhe fillojnë përpjekjet e para. Kristoridhi është i pari që do të merrej. Dhe fillojmë më pas në vitet 1900. Sot është një komunitet i njhur nga Kisha shqiptare.

Pse e latë predikimin, nuk besoj se jeta civile t’ju ketë ndarë nga të qenurit praktikant?

Ajo çfarë ne vendosëm është që të praktikonim besimin në jetën e përditshme duke ushtruar edhe profesionin tonë. Nëse në një momemt të caktuar perëndia do na japë priviligjenin e madh ti shërbejmë një komuniteti besimtarësh do e bënim me shumë kënaqësi.

Si mund të jesh edhe i mirë edhe politikan?

Mundesh. Është si mund të jesh edhe i mirë edhe mjek, edhe i mirë edhe avokat…

Si mund të jesh politikan dhe të mos jesh hipokrit?

Kjo është një zgjedhje, në fund të ditës politikanuk është akt qeverisje, ti shërbesh të mirës së përbashkët. Cdo politikan nuk mund të përdorë çdo lloj mjeti për të qendruar në pushtet./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!