Jeta mbi pentagram/ Fjorda Veizaj: Piano magji që nuk do e ndërroja me asgjë

schedule12:04 - 8 Maj, 2025

schedule 12:04 - 8 Maj, 2025

Për të piano është ushqim pa të cilin thotë se nuk mund të jetojë. Në një rrëfim në Pas Mesnatë, Fjorda Veizaj, Pianiste, pedagoge në Universitet e Arteve rrëfen rrugëtimin e saj në karrierë, por edhe momentet e vështirë me të cilat i është dashur të përballet.

“Për mua personalisht piano është ushqim. Gjatë ditës ushtrohem me orë të tëra edhe si pedagoge, edhe për koncertet e mia të ardhshme. Ashtu si nuk jetojmë dot pa ushqim, ashtu edhe unë nuk jetoj dot pa piano sot, i kam duart vetëm në piano. Veprat që janë me piano dhe orkestër jo vetëm që janë të vecanta por janë të mrekullueshme.

Në televizion shihja pianon, dhe gjithmonë edhe te prindërit këmbëngulja për pianon. Në klasë të parë fati deshi që të hapej klasa e parë fillore në Lice.” Thotë ajo, ndërsa përlotet kur sjell në kujtesë vënien në skenë të Bramsit, vetëm dy javë pasi mamaja e saj ishte ndarë nga jeta.

“ Ka qenë një ndër momentet e mia më të vështira. Më 15 shkurt ndodhi ajo që nuk e kisha menduar kurrë, që nëna ime do largohej nga kjo Botë. Koncerti ishte parashikuar më 4 mars dhe ishte publikuar. Me familjarët po mendonim ta shtynim, por kaq shumë e prisnim këtë koncert ashtu si edhe mami, sa unë vendosa të dal dhe të luaj. Ishte habi edhe për orkestrantët, por mora fuqi edhe e bëra, ia dedikova nënës sime. Zysh Nora ka qenë prezente”, – thote ajo.

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!