“Jeta është sot”/ Pop Folk e kitarë, Naser Berisha sjell hitin e verës

schedule09:45 - 28 Maj, 2025

schedule 09:45 - 28 Maj, 2025

Këngëtari i njohur Naser Berisha në një intervistë në “ABC e Mëngjesit” në ABC News ka rrëfyer detaje nga projekti i ri që ka lancuar së fundmi.

“Jeta është sot”, është hiti i verës i sjellë nga Nasër Berisha, me një klip që ka elementë folklorike.

“Ai tregoi se në këtë klip ka elementë folklorike, pra një stil ndryshe edhe për këngëtarët. Berisha u shpreh se pavarësisht kësaj u prit mirë nga publiku.

“Si një mesazh është me shumë me rëndësi që kjo këngë të mbërrijë te dëgjuesi sepse kemi humbur në botën virtuale, dhe nga ana tjetër po ashtu edhe politika po merr më shumë pjesë të ditës”, u shpreh ai.

Gjithashtu gjatë intervistës, këngëtari i njohur rrëfeu se është shumë e rëndësishme që njerëzit të vlerësojnë momentet dhe të kalojnë kohë me të afërmit.

Për projektin “Jeta është sot”, Nasër Berisha rrëfeu se ka punuar prej muajsh për të sjellë këtë kënge me ritme vere dhe jo me nota të trishtë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!