Jeta e pashpresë e nënës së sëmurë dhe me borxhe në Prrenjas

schedule14:49 - 26 Shtator, 2021

schedule 14:49 - 26 Shtator, 2021

Nga Agim Blloshmi

Ndihet e pashpresë se nuk ka asnjë mundësi t’u ofrojë  kushtet më minimale dy fëmijëve të saj.

Familja e Ruzhdie Sinës në fshatin Gurrë i Bërzeshtës në Prrenjas po kalon ditë të vështira, të gjithë banojnë në një dhomë. Tani që vjen dimri shiu iu hyn brenda.

Pas vdekjes së kryefamiljarit, jeta për të është bërë mjaft e vështirë.

“Më ra fatkeqësi e pabesueshme, ishte sëmurë ai. Goca filloi pune, atje vdes vetëm nga aroma nuk e përballon dot. Dritare i kam me plastmas. Me ka vdekur burri, me lidhen një pension 40 mije lek dhe asistenca 30, jetoj me borxh,” thotë ajo.

Tregon se ka shumë borxhe dhe shlyerja e tyre është bërë më e vështirë.

“Mora asistencën dhe ia cova se i kam mjaft borxh atij dhe më vinte zor t’ia merrja prapë. Me lekë, kam shumë borxhe, tek 3 milion lekë,” shprehet ajo,

Sëmundja po e mposht çdo ditë, por duhet të qëndrojë  e fortë për fëmijët e saj.

“Ushqimet i merr me listë dhe shlyerja nuk bëhet as brenda ditës e as brenda javës. Skënder Leka tregon për borxhet e kësaj familje, të cilën janë munduar shpeshherë ta ndihmojnë.”

Prej 19 vitesh po njëhere. Me veshtesi e siguron jetës, qe prej 10 vitesh e më mbrapa më keq, më skëterr.

Dëshira e vetme e Ruzhdies dhe fëmijëve është shtëpia.

“Vetëm të me ndreqni shtëpinë, një banjë se kanë fëmijët. Lahet jashtë turp me thane po hallit s’ke ç’të bësh”.

Sami Koçoli tregon se kanë bërë kërkesë në bashki për rindërtimin e shtëpisë, por ajo ka rënë në vesh të shurdhër.

“Kemi bërë kërkesë për shtëpi që në kohën e fushatës asgjë nuk është bërë. Ndihmë nuk është qesja me oriz po shtëpia, gjynah të lahet vajza jashtë.”

Të gjunjëzuar përballë kësaj situate, e vetmja shpresë për familjen Sina janë banorët e fshatit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!