Jeta e një berberi shqiptar në Amerikë

schedule20:08 - 28 Mars, 2019

schedule 20:08 - 28 Mars, 2019

Shqiptari i Kosovës Florim Sadriaj është një berber shumë i suksesshëm në Amerikë. Ai shprehet se ka aq shumë punë në berberhanen e tij saqë nuk i del koha as për të ngrënë.

“Disa ditë nuk kam kohë as për të ngrënë,” thotë Florim Sadriaj, i cili punon nga ora 9 e mëngjesit deri në orën 8 të darkës. Flori, kështu e thërrisnin që kur ishte fëmijë në Kosovë, është një berber popullor.

Ai është gjithmonë i gatshëm t’u shërbejë klientëve të tij të rregullt, edhe nëse ata nuk kanë lënë takim paraprak me të. Për këtë arsye ai thotë se ndonjëherë e humbet edhe pushimin e drekës.

Por ai është edhe psikolog, aktor, teknik i kualifikuar, stilist, dëgjues, sportist, dhe bashkë me theksin shqiptar Flori, që prej 20 vitesh është një berber shumë i suksesshëm.  Sa i suksesshëm? Shikoni llogarinë e Instagram-it, @masterbarberflori, e cila ka 37.500 ndjekës.

Sadriaj u rrit në qytetin e vjetër Ilir të Istogut në Kosovën veriperëndimore. Flori mësoi të priste flokët që kur ishte i vogël. Babai i tij ua priste fëmijëve flokët në shtëpi, dhe aty nisi të mësonte edhe ai. Në vitin 1998, Flori shkoi në shkollë në Stamboll. Ndërsa atje, ai punoi nëpër berberhane. Në vitin 2000 ai ishte kthyer në Istog, ku hapi biznesin e tij dhe profesionin e berberit ua kishte mësuar edhe 23 të rinjve të tjerë.

Në vitin 2005, Sadriaj mori pjesë në Akademinë Framesi Albania, një shkollë italiane në Prishtinë. Atje ai mësoi stilim bashkëkohore të flokëve për burra dhe gra. Duke qenë i shoqërueshëm ai qe në gjendje të bëjë miq, dhe madje ai mësoi të aktronte ku dhe u shfaq në disa filma shqiptarë.

Por, ambicia e Florit ishte të shkonte në Amerikë për mundësi më të mira pune. Si hap të parë në vitin 2009, ai u largua nga Kosova për në Calgary, Kanada për të mësuar gjuhën angleze.  Pas Kanadasë u punësua në një berberhane në Westchester. Gjithçka po shkonte shumë mirë saqë ai po përmirësonte anglishte si dhe po mësonte modele të reja stilimi flokësh.

 Puna në Nyack

Flori u bashkua me D.S.Z. Barbers në Nyack menjëherë, pasi biznesi u hap në qendër të qytetit Nyack. “Është një berberhane e mirë dhe pronari, Steve Zoccalo është shumë i mirë “, thotë Sadriaj. Flori është një dëgjues i madh. Ndërsa merret me prerje flokësh, disa njerëz flasin, të tjerë nuk e bëjnë këtë. Por si një aktor, atij i pëlqen të flasë për filmat, një nga pasionet e tij.

Sigurisht, prerja e flokëve është një punë; por për Florin, nuk punon vetëm për paratë. Si një emigrant, suksesi është po ashtu i shpërblyer. Flori është i martuar me Albinën, të cilin e ka njohur në Kosovë. Ata kanë një vajzë një vjeçare, të quajtur Trojë. Jeta familjare është shumë e rëndësishme për të. Ai aktualisht ai jeton me familjen në Bronxville./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!