Konkursi i fotografit të jetës së egër, i zhvilluar dhe prodhuar nga Muzeu i Historisë Natyrore në Londër pati një numër rekord aplikimesh këtë vit. Organizatorët kanë përzgjedhur imazhet mes 50 mijë aplikimeve nga 95 vende të botës, duke i gjykuar për “kreativitetin, origjinalitetin dhe përsosmërinë teknike”.
Ekspertët kanë lëshuar së fundmi një përzgjedhje të imazheve të cilat nxjerrin në pah sfidat mjedisore me të cilat përballet bota. Fituesit e përgjithshëm nga konkursi i fotografisë do të shpallen më 12 tetor, dhe ekspozita e 100 imazheve fituese do të hapet në Muzeun e Historisë Natyrore në Londër tre ditë më vonë.