Jesy Nelson po hedh hapat e karrierës si soliste pas largimit nga grupi “Little Mix”. Këngëtarja, e cila u largua nga grupi i vajzave pas nëntë vitesh ka firmosur një kontratë dhe mezi pret që fansat e saj të dëgjojnë muzikën e saj.
“Unë jam aq e ngazëllyer që më në fund po njoftoj se do të nënshkruaj me Polydor Records. Mezi pres që ju të dëgjoni atë që kam punuar dhe të filloj këtë kapitull të ri me ekipin e Universal Music”, tha këngëtarja.
Këngëtarja 29-vjeçare njoftoi vendimin e largimit dhjetorin e kaluar duke thënë se të qenit pjesë e grupit kishte ndikuar në shëndetin e saj mendor. “Për të gjithë Mixers e mi, nëntë vitet e kaluara kanë qenë përvoja më e pabesueshme e jetës time. Ne kemi arritur gjëra që kurrë nuk i kisha menduar të mundshme.
Nga marrja e çmimit tonë të parë Brit në shfaqjet tona në 02. Duke bërë miq dhe fansa në të gjithë botën, nuk mund t’ju falenderoj aq sa duhet nga thellësia e zemrës që më bëtë të ndihem si vajza më me fat në botë.
Ju keni qenë gjithmonë atje për të më mbështetur dhe inkurajuar dhe kurrë nuk do ta harroj këtë. E vërteta është që kohët e fundit që kam qenë në grup ka ndikuar vërtet në shëndetin tim mendor.”, tha asokohe Jesy. /abcnews.al