Jeremy the Manager/ Macja me 1 milion ndjekës që menaxhon një dyqan të tërë në Nju Jork

schedule12:17 - 12 Shtator, 2023

schedule 12:17 - 12 Shtator, 2023

Macja më “profesionale” e rrjeteve sociale shquhet për lidhjet e famshme.

Maceve mund t’ju pëlqejë të pushojnë dhe ta bëjnë të lehtë, por ky nuk është rasti me Jeremy, një mace e zezë nga Nju Jorku, që është bërë virale në mediat sociale për zellshmërinë e tij.

Më konkretisht, Jeremy the Manager, siç njihet në Instagram dhe TikTok, numëron më shumë se 1 milion ndjekës, ndërsa shquhet për kravatat shumëngjyrëshe që mban çdo ditë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Jeremy (@jeremy.the.manager)

Jeremy “drejton” dyqanin e kafshëve në New York Citi Pups dhe orari i tij është goxha i mbushur çdo ditë. Nga mirëpritja e mysafirëve deri te ruajtja e arkës, Jeremy, duke gjykuar nga rrjetet e tij sociale, bën një punë të shkëlqyer.

Në videot e tij që ngarkohen pothuajse çdo ditë në llogaritë e tyre në rrjetet sociale, të cilat menaxhohen nga pronarët, ne e shohim atë duke rrëfyer incidente që ndodhin në dyqan, por “ia kalon” ato stafit të tij kur i sheh të ulur në telefonat e tyre në dorë.

@jeremythemanagerMeow♬ Sneaky Snitch – Sam Sora

Megjithatë, Jeremy the Manager duket se ka fituar një audiencë jashtëzakonisht të madhe, të cilët vizitojnë dyqanin e kafshëve, vetëm për ta parë ose për të bërë një foto me të./abcnews.al

@jeremythemanager♬ Pink Panther Intro – Henry Mancini

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!