Fatbardh Jera është një nga të ftuarit në emisionin Pressing, në ABC News. Jera analizoi kombëtaren shqiptare të futbollit dhe ecurinë e kuqezinjve në kualifikueset e Euro 2020.
EDICIONI – “Edicioni analizohet pasi mbaron vetëm me pikët që merr. Islanda mund të duket e barabartë me Shqipërinë, por është një kockë shumë e fortë dhe ka kaluar grupin në kampionatin botëror dhe europian, madje shkoi deri në tetëshe”.
“Ata mund të shkojnë prapë. Përsa i përket Turqisë, kemi gabuar. Por të mos harrojmë, se janë më lart se Shqipëria në renditjen e UEFA-s dhe të mos na duket çudi se na mundin edhe këtu edhe në Turqi. Personalisht, kisha dëshirë që ta fitonim ndeshjen në Shqipëri, ashtu si ndaj Islandës.
Me Andorrën, në momentin që erdhëm te ndeshja, ishte e rezauruar kualifikimi që ne deshironim. Reja besoj dhe shpresoj që ka dashur të shikojë disa elementë të rinj”./abcnews.al