Fatbardh Jera është një nga të ftuarit në emisionin Pressing, në ABC News. Jera analizoi kombëtaren shqiptare të futbollit dhe ecurinë e kuqezinjve në kualifikueset e Euro 2020.
KUALIFIKUESET – “Normalisht, edhe unë ndaj të njëjtin mendim me Starovën. Pritshmëritë nuk u realizuan, pasi përballjet kundër Turqisë i mendoja se të paktën njërën do ta fitonim. Sa i takon Islandës, e realizuam objektivin. Prisja më shumë pikë, pasi i kishim mundësitë. Me kalimin e ndeshjeve, mendoj se e krijuam një lloj baze dhe duhet të arrinim te 15 pikët. Një gabim i vogël në fund, na la në këto situata”.
OBJEKTIVAT – “Ne jemi popull i vogël, kombëtare e vogël, dhe nuk mund të bëjmë vetëm rinovim dhe të mos kërkojmë më rezultat. Nëse Reja do e merrte kombëtaren kur ne nuk do të kishim asnjë mundësi për t’u kualifikuar, jam i bindur se do të bënte rinovim të kombëtares. Ne nuk kemi një bërthamë e cila mundesh me fut prurje të reja, nga ata që nuk të japin rezultat në 90 minutësh”../abcnews.al