“Jepni emrat, ose…”, Messi fut në kolaps Barcelonën me këtë postim

schedule08:21 - 5 Shkurt, 2020

schedule 08:21 - 5 Shkurt, 2020

Plas te Barcelona. Një intervistë e dhënë nga drejtori sportiv, Eric Abidal, ka nxehur Lionel Messin. Francezi u shpreh për “Sport” në Spanjë se lojtarët ishin të pakënaqur me ish-trajnerin Ernesto Valverde dhe se nuk punuan shumë gjatë periudhës së tij, çka nënkupton se ishin ata që ndikuan në largimin e kreut të pankinës.

“Shumë lojtarë nuk ishin të kënaqur me Valverde dhe nuk po punonin shumë. Gjithashtu kishte një çështje komunikimi të brendshëm. Si një ish-lojtar, disa gjëra mund t’i nuhas. I thashë klubit mendimin tim dhe duhej marrë një vendim”, është shprehur Abidal, i cili për trajnerin e ri kishte nisur të kërkonte që pas “El Clasico”-s në muajin dhjetor.

Fjalët e Abidal nuk i kanë pëlqyer Lionel Messit, i cili ka reaguar përmes një postimi të bërë në llogarinë e tij në “Instagram”. “Njeriu përgjegjës në drejtorinë sportive thotë se shumë lojtarë nuk ishin të kënaqur me trajnerin dhe nuk punuan shumë.

Sinqerisht nuk më pëlqen t’i bëjë këto gjëra, por mendoj se të gjithë duhet të jenë përgjegjës për veprimet e tyre dhe për vendimet që marrin.  Lojtarët janë përgjegjës për atë që ndodh në fushë dhe kemi qenë të parë që e kemi pranuar kur nuk kemi qenë mirë.

Njerëzit në drejtorinë sportive duhet të marrin përgjegjësitë e tyre dhe mbi të gjitha të marrin përsipër vendimet që marrin. Në fund, kur flitet për lojtarët, duhet të jepen emra. Nëse nuk ndodh, atëherë ndotemi të gjithë dhe ushqejmë komente të tilla si ato që janë bërë dhe që nuk janë të vërteta”, shkruan argjentinasi. /abcnews.al

 

Abidal dhe postimi i Lionel Messi

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!