Jepet vendimi për Luan Dacin, avokati: Nuk ekziston asnjë vepër penale

schedule13:42 - 24 Maj, 2020

schedule 13:42 - 24 Maj, 2020

Gjykata e Posaçme këtë të dielë ka lënë në fuqi masën pezullim nga detyra për gjyqtarin e KPA-së Luan Daci.

Ndërkohë vetë gjyqtari është shprehur se ai ka statusin e gjykatësit të kushtetuses dhe se shkarkimi i tij mund të vijë vetëm nëse ai ka bërë ndonjë krim të rëndë.

Avokati Jordan Daci është shprehet se mbi gjyqtarin e KPA-së nuk ekziston asnjë vepër penale.

Lexo edhe: Skandali në KPA, falsifikoi dokumentin për t’u bërë gjyqtar, SPAK “djeg” Luan Dacin

“Asnjë që ka një status e gjyqtarit te Gjykatës Kushtetuese nuk mund të pezullohet. Këtë mund ta bëjë vetëm Kushtetuesja ose Kolegji i Posaçëm i Apelimit, nga ana tjetër masa për të cilën  ai është larguar nga puna është shuar me disa ligje. Me ligjin e 2008 dhe me disa lagje të tjera dhe për të nuk ka asnjë akuzë. Ai kishte detyrim të deklaronte atë që i thotë formulari dhe formulari thotë se a keni masë në fuqi, dhe në gjykimin e tij dhe tonin profesional ai nuk ka dhe nuk ka pasur masë në fuqi. Kjo vepër penale nuk ekziston, vendimin do ta ankimojme”, është shprehur avokati.

Ndërkohë avokati Andi Duraj është shprehur se klientit të tij nuk i është bërë pyetja që pretendohet, sipas tij ato kanë kërkuar dhe provën për përgjimin e shumëpërfolur, por që nuk ekziston .

Daci akuzohet nga SPAK se fshehu shkarkimin nga detyra në vitin 1997. Vendimi është marrë më 24 dhjetor të vitit 1997, në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, institucion tashmë i shkrirë nga reforma në drejtësi, në krye të të cilit në atë kohë, ishte Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Rexhep Mejdani.

Por, gjyqtari Luan Daci, në deklarimin që ka bërë më 18 nëntor 2016 në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, ka thënë se është vetëlarguar nga sistemi më 1997./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!