Lionel Messi ka fituar së fundmi Topin e Artë të shtatë, por gjërat nuk po shkojnë mirë për argjentinasin në tregun e pasurive të paluajtshme.
Doli, në fakt, se një hotel luksoz i blerë nga kampioni argjentinas në jug të Barcelonës mund të duhet të prishet me urdhër të një vendimi gjykate. Kur ishte në blaugrana, “pleshti”, në vitin 2017, bleu hotelin Mim Sitges, jo shumë larg pronës së tij private, për 30 milionë euro.
Pa e ditur ai, objekti i akomodimit, raporton gazeta online El Confidencial, e marrë gjithashtu nga The Times dhe Bild , do të rrezikohej nga prishja sepse ndërtesa do të shkelte rregulloret e planifikimit urban.
Ndërkohë sipas “The Sun“, pronari i mëparshëm do të kishte qenë në dijeni të parregullsive dhe urdhrit të prishjes në momentin e blerjes nga Messi. El Confidencial raporton se sulmuesi i PSG-së nuk pranoi të komentojë mbi këtë çështje.
Hoteli me katër yje, me spa dhe 77 dhoma, menaxhohet nga grupi Majestic Hotel dhe ndodhet 50 metra larg plazhit në resortin turistik të Sitges. /abcnews.al