Presidenti i Bolivisë, Evo Morales ka dhënë dorëheqjen pas 13 viteve në pushtet.
Dorëheqja e tij ka ardhur si pasojë e tensioneve dhe protestave të qyetarëve që kanë vijuar prej disa javësh, pasi akuzohet për manipulim të votave.
Morales u tërhoq pasi kreu i ushtrisë i bëri thirrje publikisht që të linte postin e tij.
Nënkryetari i Senatit tha që ai do të marrë përsipër detyrën si president i përkohshëm derisa të mbahen zgjedhjet e reja.
Kritikët e Morales festuan largimin e tij nga detyra por ka pasur edhe incidente.
Ndërkohë, presidenti i parë indigjen i Bolivisë, dha mesazhin e tij në rrjetet sociale duke shkruar se “populli bolivian kurrë nuk më ka braktisur dhe nuk do t’i braktis kurrë”. Ai ka thënë gjithashtu se ishte viktimë e një “grushti civil”./abcnews.al