Jep dorëheqjen Mitchell, diplomati për çështjet europiane në DASH

schedule13:40 - 23 Janar, 2019

schedule 13:40 - 23 Janar, 2019

Diplomati kryesor për Çështjet Europiane në Departamentin Amerikan të Shtetit Ues Mitcell ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij, dhe pse do të qëndrojë deri në datën 15 shkurt. Në deklaratën e tij ai sqaron se ka marrë vendimin për arsye personale dhe profesionale.

Uess Mitchell, diplomati kryesor për Çështjet Europiane në Departamentin Amerikan të Shtetit konfirmoi se do të japë dorëheqjen muajin e ardhshëm.

Në letrën e dorëheqjes, që i ka paraqitur Sekretarit të Shtetit Mike Pompeo, 41 vjeçari Mitchell, përmend arsye personale dhe profesionale për vendimin e tij. Dita e tij e fundit si ndihmës sekretar i shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike do të jetë 15 shkurti.

Dorëheqja e tij vjen në një klimë marrëdhëniesh problematike midis Uashingtonit dhe kryeqyteteve evropiane, që janë tensionuar për shkak të mosmarrëveshjeve rreth tregtisë, shpenzimeve të mbrojtjes dhe tërheqjes amerikane nga marrëveshja bërthamore për Iranin.

Mitchell shkruan në letrën e dorëheqjes se “ndërsa administrata hyri në vitin e saj të dytë, ai ndjente se kishte përmbushur objektivat e tij.

Në shtator 2017, Mitchell u bë i pari ndihmës sekretar i shtetit në administratën Trump i konfirmuar nga Senati dhe do të jetë i emëruari i parë i zotit Trump në këtë post që largohet.

I cituar nga “Uashington Post”, Mitchell tha se dorëheqja e tij nuk është një protestë ndaj politikave të administratës apo ndaj drejtimit të politikës së jashtme amerikane. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!