Në mediet e Kosovës kanë qarkulluar sot lajme se ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi ka dhënë dorëheqjen.
Sakaq lajmi nuk është konfirmuar ende zyrtarisht nga zyra e ministrit, Rifat Latifi.
Lajmi për dorëheqjen e tij vjen pas kritikave të vazhdueshme ndaj Ministrit, për keqmenaxhim të shëndetësisë kosovare. Latifi u emërua ministër në nëntorin e vitit të kaluar, pasi Arben Vitia u largua nga ky post, për të garuar për kryetar të Prishtinës.
Ministri i Shëndetësisë është kirurg që ka vepruar për shumë vjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës./abcnews.al./