Jep dorëheqjen ministri i drejtësisë në Kosovë, Abelard Tahiri

schedule13:56 - 1 Tetor, 2018

schedule 13:56 - 1 Tetor, 2018

Mediat në Kosovë raportojnë se ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka dhënë dorëheqjen paraditen e së hënës. Sipas tyre vendimi është marrë pasi Tahiri nuk ka qenë i kënaqur me zhvillimet e fundit në sistemin e Drejtësisë, duke përfshirë këtu edhe ndërhyrjet politike. Ai fajëson këta faktorë për ndikim negative në procesin e liberalizimit të vizave.

Tahiri i ka dorëzuar dorëheqjen kryetarit të partisë dhe kryeministrit Haradinaj, por ende nuk është konfirmuar pranimi i dorëheqjes së tij. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!