Jep dorëheqjen kryetari i Gjykatës së Elbasanit, Zihni Shahu

schedule22:15 - 10 Shtator, 2020

schedule 22:15 - 10 Shtator, 2020

Kryetari i Gjykatës së Elbasanit, Zihni Shahu, ka dhënë dorëheqjen.

Gazetari Aldo Kozarja raporton per abcnews.al se ai ka paraqitur dorëheqjen pranë KLGJ-së, duke u larguar kështu nga detyra.

Shahu ishte një nga 120 prokurorët dhe gjyqtarët që ishin pjesë e listës së KPK, të cilët duhet të kalonin në sitën e vettingut.

Kështu, arsyeja se pse ai ka dhënë dorëheqjen është për t’ju shmangur vettingut.

Zihni Shahu ka zëvendësuar më herët Sulejman Kurtin dhe qendroi në detyrë për gati 10 muaj. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!