Jep dorëheqjen Drejtori i Policisë së Shtetit në Japoni: Merr përsipër përgjegjësinë për vrasjen e ish-kryeministrit

schedule11:14 - 25 Gusht, 2022

schedule 11:14 - 25 Gusht, 2022

Drejtori i Policisë së Shtetit në Japoni, Itaru Nakamura, njoftoi sot dorëheqjen e tij, pasi pranoi se policia nuk ka mbrojtur siç duhet ish-kryeministrin e vendit, Shinzo Abe.

Ish-kryeministri u vra më 9 korrik të këtij viti, pasi u qëllua me armë zjarri pas shpine teksa po mbante një fjalim elektorale në Nare.

“Ne kemi vendosur të riorganizojmë ekipin tonë dhe të fillojmë nga një bazë e re për sa i përket misioneve të sigurisë dhe kjo është arsyeja pse unë kam paraqitur dorëheqjen time,” tha Nakamura, shkruan abcnews.al.

Lexo edhe: Shinzo Abe, kryeministri që e bëri botën një vend më të mirë

Sipas mediave japoneze, edhe shefi i policisë në qytetin ku u vra Shinzo Abe ka lënë të nënkuptohet se së shpejti do të japë dorëheqje.

Kush fshihet pas vrasjes se ish-kryeministrit japonez

Ka shumë teori për vdekjen e ish-kryeministrit të Japonisë Shinzo Abe, 67 vjeç, dhe njera prej tyre është se truprojat e tij nuk ishin të kujdesshëm, Në një foto tronditëse shihet atentatori Tetsuya Yamagami, 41 vjeç duke qëndruar pas Abe me armën e lidhur me rripin e tij përpara se ish-kryeministri të mbante fjalimin e tij në Nara.

Yamagami dëgjon me qetësi për disa minuta, pastaj nxjerr armën. Vetëm dy sekonda para goditjes së parë, një truproje kthehet dhe e shikon vrasësin në sy. Policia japoneze po heton nëse ka pasur pika të dobëta sistemi i mbrojtjes për politikanët e rangut të lartë.

Lexoni këtu të gjitha zhvillimet mbi vrasjen e ish-kryeministrit japonez, Shinzo Abe

Duket se ka pasur shumë të tilla kur Abe u vra. Së pari pse asnjë roje sigurie nuk vuri re që një njeri i armatosur mund të qëndronte pas ish-kryeministrit për minuta të tëra?

Arma e bërë në shtëpi e Yamagamit duket si një pistoletë e madhe. Në dy sekondat midis goditjes së parë dhe të dytë, një truprojë mban një çantë antiplumb përballë Abe, por pse asnjëri prej tyre nuk hidhet në mënyrë mbrojtëse ndaj politikanit të lartë?

Për shkak se godet vetëm gjuajtja e dytë, Abe rrëzohet i plagosur për vdekje në qafë dhe gjoks.

Pse Yamagami ishte në gjendje të gjuante përsëri? Pyetja ngrihet duke bërë një krahasim me SHBA-në.

Gjatë atentatit ndaj Ronald Reganit në vitin 1981, i armatosuri John Hinckley u mposht nga truprojat brenda dy sekondave.

Truprojat e Abe ia dalin vetëm pesë sekonda pasi ish-kryeministri u godit për vdekje. Ish-kryeministri vdiq në orën 17:03 me orën lokale në spital për shkak të arrestit kardiopulmonar.

Atentatori Tetsuya Yamagami e ka pranuar krimin.

“Ai deklaroi se kishte inat kundër një organizate të caktuar dhe e kreu aktin sepse besonte se ish-kryeministri Abe kishte një lidhje me të,” tha një zyrtar i lartë i policisë në një konferencë për shtyp. Është e paqartë se cila organizatë është./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!