Jep dorëheqje nga detyra ministri i Sigurisë në Bosnje dhe Hercegovinë

schedule15:43 - 2 Qershor, 2020

schedule 15:43 - 2 Qershor, 2020

Ministri i Sigurisë në Bosnje dhe Hercegovinë këtë të martë ka dhënë dorëheqje nga detyra.

Njoftimin e ka bërë me dije vetë zyrtari i cili ka renditur një sërë arsyesh mes të cilëve dhe çështjen e emigrantëve.

“Unë kërkova një zgjidhje ligjore për krizën e migrantëve. Ne patëm një situatë ku Shefik Xhaferoviq, anëtar i presidencës trepalëshë të Bosnjës, dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Bisera Turkoviç, u distancuan nga unë dhe planin tim në lidhje me migrantët pakistanezë”, është shprehur ai për mediat.

Radonçiç para se të dorëhiqej kishte kërkuar nga Shërbimi për të Huajt i Bosnjës, të përgatisë planin për dëbimin e emigrantëve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!