Jeni zgjuar të lodhur? Kjo është një zgjidhje ideale për ju

schedule07:12 - 28 Mars, 2022

schedule 07:12 - 28 Mars, 2022

Nëse jeni nga ata persona që mezi ngrihen në mëngjes, zgjimi është një sfidë e vërtetë. Sidomos kur bën pak ftohtë. Megjothatë, edhe nëse zgjoheni të lodhur dhe me humor të keq, një mëngjes i mirë dhe i këndshëm do të bëjë mrekulli.

Një mëngjes mjaft i mirë përfshin përbërës që furnizojnë trupin me atë që i nevojitet. Vezët janë një “burim” proteinash dhe yndyrash të mira, dy lëndë ushqyese vitale që sigurojnë energji. Vezët janë një zgjidhje ideale por gjithashtu e shpejtë për mëngjes.

Përbërësit

1 lugë gjelle gjalpë
4 vezë
1/2 lugë çaji kripë deti të imët
1/4 filxhan djathë të bardhë të grirë (opsionale)
2 qepë, të grira hollë (sipas dëshirës) 1 filxhan perime
Piper i zi i bluar
1 fetë bukë e thekur (opsionale)

Përgatitja

Shkrini gjalpin në një tigan të vogël në nxehtësinë më të ulët të mundshme. Ndërsa gjalpi është duke u shkrirë, thyeni vezët në një enë, shtoni kripën dhe i rrihni me piren. Hidhni vezët në tigan, lërini në zjarr të ulët, duke i përzier me intervale derisa të jenë gatuar plotësisht. Shtoni pjesën tjetër të përbërësve dhe mëngjesi juaj është gati. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!