Jeni të shqetësuara për mestruacionet tuaja? Kur të shkoni te gjinekologu

schedule18:56 - 9 Maj, 2022

schedule 18:56 - 9 Maj, 2022

Menstruacionet janë një çështje që shqetëson çdo grua, për arsye të panumërta në çdo moshë, stinë dhe fazë të jetës.

Herë të tjera qetësoheni kur i shihni duke ardhur, herë të tjera “mallkoni” duke qenë se shpresoni për një shtatzëni dhe ndonjëherë jeni në ankth se mos ju prishin pushimet apo një natë e veçantë.

Siç mund ta shihni, në çdo fazë të jetës tuaj, cikli është aty në një formë tjetër dhe ju shkakton emocione të tjera.

Një gjë që duhet të dini, megjithatë, në lidhje me menstruacionet tuaja, është se kohëzgjatja normale e saj varion nga dy deri në shtatë ditë. Sigurisht, kjo ndryshon nga gruaja në grua dhe nga organizmi në organizëm.

Mjekët informojnë se një periudhë që zgjat më shumë se 10 ditë, duhet të na shqetësojë dhe të na bëjë të caktojmë një takim me gjinekologun tonë, për të hetuar shkaqet, që zakonisht lidhen ekskluzivisht me hormonet tona.

A është koha për të lënë një takim me gjinekologun tuaj?/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!