Zgjedhjet lokale në Shqipëri ka qenë një nga temat e diskutimit në emisionin “Log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo.
I ftuar në studio deputeti Belind Këlliçi u pyet nga moderatori Xhafo rreth një deklarate të bërë nga kryebashkiaku Veliaj pikërisht në studion e “Log” rreth vizitës së tij në SHBA ku i pranishëm ishte dhe deputeti demokrat, për të cilën numri një i Tiranës tha se: “Kam shumë respekt për dhëndrit e shokëve”.
I pyetur nga Xhafo se a ka miqësi me Veliajn, Këlliçi u përgjigj se ai ofendohet nga kjo pyetje dhe se nuk është një moshë me kryebashkiakun.
Pjesë nga biseda:
Xhafo: Shok me lali Erin, Belind?
Këlliçi: Larg qoftë mo. Gjithçka mund të pranoj për veten time, kjo pyetje është ofendim për mua,. Nuk jam një brez me të as nuk jam i ardhur në Tiranë.
Nazarko: I humbe votat e të ardhurave?
Këlliçi: Pa merak ma lër mua këtë pjesë, nuk jam kandidat, e dua Tiranën.
/Taulant Halili/Abcnews.al/