Jeni lodhur nga pritjet e gjata nëpër aeroportet e Italisë? Ky është vendi ku vonesat thuasje nuk ekzistojnë

schedule16:24 - 15 Korrik, 2022

schedule 16:24 - 15 Korrik, 2022

Nëse jeni lodhur nga pirtjet dhe vonesat e gjata nëpër aeroportet e Italisë, atëherë duhet të njiheni me aeroportin ku probleme të tilla janë shumë të rralla.

Orio al Serio është aeroporti më i përpiktë në Evropë. Në një verë me shqetësime, vonesa dhe anulime të pothuajse 50 për qind të fluturimeve të planifikuara, problemet në aeroportin e Bergamos nuk i kalojnë 3 për qind të totalit të fluturimeve. Të dhënat dalin nga analiza e platformës Oag për llogari të Hopper. Ndër aeroportet italiane më të përpiktë, edhe ai i Katanias.

Orio al Serio rezulton se është aeroporti më i mirë në Evropë në kaosin e fluturimeve verore

Në Orio al Serio vetëm 3 për qind e fluturimeve deri më tani janë vonuar. Aeroporti i Bergamos renditet përpara Gran Canaria, Spanjë, me 8 për qind dhe ai i Bukureshtit, 10 për qind, pasuar nga Dublini (15 përqind) dhe Catania (16 përqind) dhe Madridi (19 përqind).

Ndërkohë, vlerësimin më të keq e mban aeroporti i Brukselit, ku 72 për qind e fluturimeve nuk janë në kohë. Edhe Charles de Gaulle në Paris nuk merr një vlerësim fort të mirë, me  63% të fluturimeve të vonuara. /abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!