“Jeni kloni më i madh dhe më i zi”, nisin hetimet për presidentin e Interit

schedule12:40 - 3 Mars, 2020

schedule 12:40 - 3 Mars, 2020

Steven Zhang, presidenti i Interit, mund të dënohet për postimin e bërë në rrjetet sociale, ku akuzonte presidentin e Lega Serie A, Paolo Dal Pino. Mediat italiane raportojnë se ka nisur një hetim nga organet kompetente në Federatën Italiane të Futbollit.

POSTIMI I ZHANG -“Po luani me kalendarin dhe gjithmonë e vendosni shëndetin publik si problem të dorës së dytë. Ju jeni kloni më i madh dhe i zi që kam parë ndonjëherë. 24 orë? 48 orë? 7 ditë? Dhe çfarë tjetër? Cili është hapi tjetër?

Dhe tani ju flisni për garë dhe konkurrencë të ndershme? Po sikur ne të mos i mbrojmë lojtarët dhe trajnerët tanë dhe t’u kërkojmë atyre të luajnë për ju 24 orë në 7 ditë të javës, pa ndalur?

Po, po ju flas ju, presidentit të Ligës, Paolo Dal Pino. Turp të keni. Është koha të ngriheni dhe të merrni përgjegjësitë që ju takojnë. Kjo është ajo që ne bëjmë në vitin 2020.

Të gjithë, anembanë botës, pak rëndësi ka nëse jeni tifoz i Interit, Juventusit, apo nuk jeni tifozë fare: ju lutem jini të sigurt. Kjo është gjëja më e rëndësishme për ju, familjet tuaja dhe për shoqërinë tonë”. /abcnews.al