Jeni kërkues, optimistë apo misterioz? Çfarë zbulon fruti i preferuar për karakterin tuaj

schedule22:21 - 5 Prill, 2022

schedule 22:21 - 5 Prill, 2022

Sado e çuditshme të duket, fruti juaj i preferuar mund të zbulojë shumë për personalitetin tuaj. 2 mijë vjet më parë, japonezët besonin se fruti ishte krijuar për të harmonizuar ekuilibrin e prishur në trupin e njeriut dhe se duke zgjedhur fruta, ne në fakt po zbulojmë veten.

Shalqini

Kjo është zgjedhja e optimistëve të përjetshëm. Çfarëdo që të ndodhë në jetë, do të gjeni një kënd të ndritshëm për të parë gjërat dhe për të kapërcyer çdo krizë. Jeni shumë punëtorë dhe të përkushtuar, asgjë nuk është e vështirë për ju. Jeni gati të bëni gjithçka për partnerin dhe shpesh i bëni surpriza të këndshme.

Molla

Këta janë njerëz punëtorë dhe më pak konservatorë. Ana e mirë e adhuruesve të mollëve është se ata janë miq të ndershëm, të drejtë dhe partnerë të sinqertë. Megjithatë, disave u duket e mërzitshme, sepse ata gjithmonë luajnë sipas rregullave të njohura paraprakisht.

Rrushi

Ky frut pëlqehet nga njerëz komunikues, socialë, të lindur për punën në grup. Ata janë shumë ambiciozë, të suksesshëm, të sigurt në vetvete dhe të vetëdijshëm për cilësitë e tyre, por edhe vetëkritikë. Ata nuk pranojnë të bëjnë kompromis në një marrëdhënie.

Pjeshka

Dashamirët e pjeshkës janë prindër të mirë dhe miq të sinqertë, por mund të jenë shumë kërkues në çdo lloj lidhjeje. Ata vendosin standarde të larta për veten dhe të tjerët, ndaj nuk është e lehtë t’i fitosh ato.

Kajsia

Ky frut shkon me njerëz simpatikë dhe pafundësisht gazmorë. Ata pëlqejnë të rrinë, të lëvizin dhe të shijojnë jetën në maksimum. Ato janë shumë të thjeshtë.

Qershia

Dashamirët e qershisë nuk u pëlqen asgjë e zakonshme. Duken njerëz misterioze. Janë mjaft të paparashikueshëm dhe tërheqin vazhdimisht vëmendjen me pamjen e tyre.

Luleshtrydhe

Ata dinë të shijojnë jetën, dhe shquhen për shijen dhe stilin e tyre të rafinuar. Presin me padurim gjërat e vogla dhe janë shumë kreativë. Ata janë të ndjeshëm ndaj padrejtësive dhe e kanë të vështirë të përballen me lëndimet dhe fyerjet.

Dardha

Ai që i do dardhat është i butë, i brishtë, i dashur, shpesh i dobët. Thuhet se janë të prirur ndaj melankolisë apo edhe depresionit, sepse janë shumë të ndjeshëm.

Fiku

Njerëzit taktikë me fuqi të jashtëzakonshme vëzhgimi i duan fiqtë. Ata janë njerëz të matur dhe të mençur, por jo veçanërisht sensualë.

Banane

Kush e do këtë frut, është emocional, i butë dhe i ngrohtë, por shpesh fshihet pas maskës së një personi të akullt. Janë të prirur për ndryshime të papritura dhe ndonjëherë pendohen për veprimet e tyre.

Portokalli

Ky është fryt i njerëzve të shkathët, por të heshtur dhe të përmbajtur. Fakti që ata flasin pak tregon për humorin e tyre dhe luhatjet. Ata janë të përmbajtur në dashuri derisa të takojnë një partner që u përshtatet shumë. /abcnews.al

 

 

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!