Jeni i sigurt që keni karrierën e duhur? Përgjigju këtyre pyetjeve

schedule08:26 - 25 Tetor, 2021

schedule 08:26 - 25 Tetor, 2021

Zakonisht, ne e kalojmë kohën tonë duke u përpjekur t’u përgjigjemi e-maileve, marrim pjesë në takime, kontrollojmë listat tona të detyrave dhe ndonjëherë pyesim veten nëse kemi zgjedhur profesionin e duhur ose nëse jeta jonë do të ishte më mirë nëse do të bënim diçka ndryshe. Në vend që të humbim kohën tonë duke u përpjekur t’u përgjigjemi këtyre pyetjeve, duhet të përqendrohemi në atë që po bëjmë.

Në librin e ri botuar nga Harvard Business Review këtë vjeshtë, autorja dhe profesoresha Dori Clark ka një këndvështrim tjetër. Ajo sugjeron që shumica prej nesh duhet të mendojnë më thellë dhe më me kujdes se ku po shkojmë.

Disa njerëz pendohen nëse nuk bëjnë lëvizjet e duhura, tha Clark, ndërsa të tjerë nxitojnë të bëjnë ndryshime pa arritur qëllimin që kishin vendosur. Për të gjitha këto arsye, Clark thjesht thekson disa pika të rëndësishme, të cilave kërkon t’i kushtojmë vëmendje, ndërsa në të njëjtën kohë i bëni vetes disa pyetje:

– Shumë shpesh jemi përballur me një situatë ku nuk dimë çfarë të bëjmë, sepse është e ndërlikuar në aspektin taktik. “Si mund t’i rris shitjet me 20% vitin e ardhshëm?” ose “Të qëndroj në këtë punë apo të bëj diçka tjetër?” Por në vend që të ndalojmë dhe të fillojmë t’i bëjmë vetes të gjitha këto pyetje të sikletshme dhe të vështira, zakonisht është shumë më e lehtë për ne të ulim kokën dhe të vazhdojmë të bëjmë atë që po bëjmë.

– Në shoqërinë moderne perëndimore, puna ka ardhur për t’i dhënë kuptim jetës së shumë njerëzve. Nëse fillojmë të shqetësohemi se jemi në rrugën e gabuar ose se nuk po përparojmë aq sa do të donim, kjo mund të jetë jashtëzakonisht e papërshtatshme dhe të na shkaktojë probleme të ndryshme.

– Nëse jemi mjaft të zgjuar dhe kemi motivim të mjaftueshëm, do t’i arrijmë qëllimet tona, por mund të bëhet e pakëndshme dhe madje edhe tragjike nëse më pas del se qëllimet tona ishin të gabuara.

– Për këtë arsye, pyetja e parë që vërtet duhet analizuar është nëse qëllimi është i brendshëm apo ekzogjen. A e ndjek këtë qëllim sepse është diçka që ka rëndësi për mua apo thjesht ekzekutoj një skenar që e kam përvetësuar bazuar në atë që shoqëria mendon se është një ide e mirë apo ajo që njerëzit përreth meje mendojnë se është një ide e mirë? Vetëm me këto pyetje dikush do të zbulojë herët a vonë nëse qëllimi që ai ka vendosur është ai i duhuri.

– Të gjithë duhet të gjejnë atë që duan vërtetë. Por kjo logjikë mund të jetë edhe më konfuze. Është shumë më e lehtë të kesh mundësinë të zbulosh vetë se çfarë pëlqen dhe në çfarë është je zoti, nëse i përgjigjes pyetjes së mëposhtme: “Çfarë më duket interesante?” Në përgjithësi, ne duhet t’i “marrim gjërat me qetësi” ndërsa jemi në fazën e zbulimit.

– Do të ishte mirë të pyesni rregullisht: “Çfarë është diçka që mund të bëj sot që do ta bëjë të nesërmen më të lehtë apo më të mirë?”./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!