Dihet që ekspozimi i pambrojtur në diell mund të çojë në djegie. Sigurisht, duhet të përpiqeni të shmangni djegiet nga dielli duke aplikuar një krem me spektër të gjerë çdo dy orë kur jeni jashtë gjatë ditës. Megjithatë, nëse lëkura juaj është skuqur, mos u shqetësoni.
Për të lehtësuar problemin tuaj, ekspertët rekomandojnë këto trajtime:
Bëni kompresa të ftohta
Aplikoni kompresa të ftohta në lëkurën e djegur për ta ndihmuar atë të ftohet dhe të qetësojë dhimbjen.
Merrni ilaçe të veçanta
Ilaçet anti-inflamatore jo-steroide si ibuprofeni do të ndihmojnë në menaxhimin e dhimbjes dhe ënjtjes.
Bëni një dush ose banjë të freskët
Ngjashëm me një kompresë të ftohtë, bërja e një dushi të freskët ose një banjë do të ndihmojë në qetësimin e lëkurës tuaj.
Aplikoni një krem me hidrokortizon
Për lehtësim shtesë, rekomandohet përdorimi i hidrokortizonit topik për vetitë e tij anti-inflamatore.
Mbajeni zonën të hidratuar
Zonat e djegura nga dielli të lëkurës duhet të hidratohen siç duhet për ta mbrojtur atë nga dëmtimet e mëtejshme dhe për të nxitur shërimin e shpejtë.
Shmangni ekspozimin në diell
Kjo mund të jetë e qartë, por ju duhet të shmangni ekspozimin e lëkurës së prekur në rrezet e diellit direkte ndërsa djegia shërohet. /abcnews.al