Jeni djegur nga dielli? Bëni këto 3 gjëra nëse doni të shëroheni sa më shpejt

schedule15:55 - 1 Korrik, 2022

schedule 15:55 - 1 Korrik, 2022

Ekspozimi në diell për një kohë të gjatë mund të ketë një sërë pasojash, dhe djegiet janë ndoshta më të zakonshmet. Përveç kësaj, mund të përjetoni dhimbje dhe djegie, ndaj do të ishte mirë që të merrni të gjitha masat për ta parandaluar këtë.

Nëse nuk keni aplikuar kremin me faktor mbrojtës dhe jeni djegur, nuk ka më kthim pas dhe gjithçka që duhet të bëni është të rregulloni problemin. Sipas Shërbimit Shëndetësor Kombëtar të Mbretërisë së Bashkuar, ka “ilaçe” efektive shtëpiake që mund të provoni.

Mbulohuni

Sapo të vëreni skuqje në lëkurë, mos rrini në diell ose vishni diçka që situata të mos përkeqësohet. Derisa lëkura të rikuperohet plotësisht, do të ishte mirë të qëndroni larg diellit.

Bëni një dush të ftohtë

Vendosni një peshqir të lagur, bëni një dush i ftohtë dhe një banjë, të cilat do t’ju ndihmojnë që lëjuyra juaj e dëmtuar të ftohet. Disa njerëz rekomandojnë kos, qumësht të thartë dhe preparate të tjera të ftohta.

Ilaçet

Mos anashkaloni ilaçet kundër dhimbjeve, të cilat mund t’i blini në çdo farmaci.

Gjithashtu duhet të keni parasysh disa këshilla:

1. Nuk rekomandohet përdorimi i akullit për të ftohur lëkurën.
2. Nëse në lëkurën tuaj shfaqen flluska, mos i shponi ato.
3. Shmangni rrobat e ngushta që mund të irritojnë lëkurën tuaj. /abcnews.al