Jeni adhurues i kafesë? Zbuloni pse është e mirë për ju

schedule09:48 - 16 Shtator, 2021

schedule 09:48 - 16 Shtator, 2021

Pirja e deri në tre filxhanë kafe në ditë lidhet me një rrezik të reduktuar të sëmundjeve kardiovaskulare, sipas një studimi të ri shkencor. Kafeja është një nga pijet më të njohura por deri më tani pak dihet për ndikimin e saj afatgjatë në shëndetin kardiovaskular.

Studimi analizoi të dhënat për pothuajse 468,700 njerëzve me një moshë mesatare 56 vjeç.”Gjetjet tona tregojnë se konsumi i rregullt i kafesë është i sigurt, madje edhe konsumi i lartë ditor nuk ishte i lidhur me një rezultat negativ kardiovaskular ose vdekshmëri për 10 deri në 15 vitet e ardhshme.

Në të kundërt, konsumimi i deri në tre kafeve në ditë ishte i lidhur me rreziqe më të ulëta për “goditje, vdekje nga sëmundjet kardiovaskulare ose shkaqe të tjera,” tha Judith Simon nga Universiteti Semmelweis në Budapest. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!