“Jemi vendi më i varfër në Europë për terrene, buxhetin e bëjmë 3 milion €”

schedule23:49 - 21 Shtator, 2020

schedule 23:49 - 21 Shtator, 2020

Fidel Ylli, gjatë diskutimit në emisionin “Pressing” në ABC News, zbuloi se do përfshijnë në ligjin e sportit uljen e TVSH edhe për bizneset që ndërtojnë terrene sportive. Ai e pranoi se Shqipëria vuan sa i takon atyre.

“Nëse privati do të bëjë stadium, palestër, pishinë, palestër, do e bëjë si FSHF, me 6 për qind. Do heqim edhe taksën lokale, që është 200 milion lekë. Bëhet kjo që mos t’i kërkohen shtetit pallate sporti.

Jemi vendi më i varfër në Europë sa i takon terreneve sportive. Kam folur me ndërtues që janë gati të ndërtojnë pishina, fusha basketbolli. Unë isha për ta bërë 0 TVSH-në, por nga 20 u bë 6 me luftë. Dhe tani do fusim këtë për biznesin”, tha Ylli mes të tjerave.

Lirim Zalla, pjesë e panelit mbrëmjen e sotme, dha një mendim tijin në lidhje me këtë. “Të gjitha fushat janë bërë pallate, ju na thoni që ata që bëjnë pallate të na bëjnë fusha”, deklaroi gazetari Zalla, i cili në shkuarën ka qenë edhe pjesë e FSHF.

Ylli më pas foli edhe për buxhetin për sportin, që do të bëhet 3 milion euro. “Buxhetet për sportin janë mjerane. Nuk e çojmë dot 10 milion euro, por kjo qeveri do e bëje 3 milion euro”. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!