“Jemi të vaksinuar, por frikë kemi”, nuk respektohet distanca në plazhe, shezlongët ngjitur

schedule15:54 - 23 Gusht, 2021

schedule 15:54 - 23 Gusht, 2021

Nga Elton Nikaj

Plazhi i Durrësit është nga më problematikët në vend sa i përket masave anticovid. Shezlongët thuajse në të gjithë vijën bregdetare nuk janë të vendosur në një distancë prej së paku 2 metër.

Edhe në Vlorë pamjet s’kanë nevojë për koment. Distanca nga çadra në çadër nuk respektohet.

Pushuesit i njohin masat, por thonë se janë të mbrojtur nga vaksinat. “Ne jemi të vaksinuar, por frikë kemi prapë,” thotë një pushuese.

Në plazhin e Shëngjinit çadrat janë shumë pranë njëra-tjetrës dhe kjo bën që pushuesit të mos respektojnë distancimin social.

Pushuesit ankohen për afërsinë mes cadrave po zgjidhja nuk është në dorë të tyre, por të subjekteve që kanë marrë në përdorim hapësirat e plazheve. “Shezlongët janë shumë afër me njëri-tjetrin,” thotë një pushues. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!