Deputetja e Partisë Socialiste, Mimi Kodheli thotë se kjo forcë politike kërkon të integrojë Shqipërinë në Bashkimin Evropian pas 5 vitesh.
Në emisionin “Bardh a Zi”, Kodheli u shpreh se Shqipëria i ka bërë detyrat e shtëpisë.
“Ne e kemi shumë të qartë atë që duam. Ne duam ta fusim Shqipërinë në Bashkimin Evropian pas 5 vitesh. Kaq e thjeshtë është. Një gjë tjetër është të bësh detyrat e shtëpisë dhe një gjë tjetër është politika e jashtme. Ne i kemi bërë detyrat e shtëpisë. Në fillim ishim ne që penguam Maqedoninë, më pas Maqedonia na bllokoi ne, sepse ne ishim në grup. Pastaj ndodhi lufta në Ukrainë”, theksoi ajo./abcnews.al