Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Jemi të përqendruar te stërvitja”, Hysaj: Nuk kemi kohë të kotë për të shpenzuar

schedule14:19 - 10 Qershor, 2024

schedule 14:19 - 10 Qershor, 2024

Kombëtarja shqiptare mbylli me sukses fazën përgatitore në Austri dhe tani kuqezinjtë janë vendosur në Kaiserau në Kamen ku do të qëndrojnë dhe përgatiten në kuadër të finaleve të Evropianit “Gjermani 2024”, më konkretisht për sfidat ndaj Italisë, më 15 qershor, Kroacisë, më 19 qershor dhe Spanjës, më 24 qershor.

Nga kampi bazë në SportCentrum Kaiserau anësori i mbrojtjes së Kombëtares kuqezi, Elseid Hysaj zhvilloi këtë të martë një konferencë për shtyp, nga ku bëri edhe një koment për rëndësinë që kanë pikët e marra, në përballjen ndaj Italisë, si dhe për seriozitetin që ka kapluar djemtë e Kombëtares para kësaj sfide.

“Për ne Italia është një pikë kyçe, por duhet ta tregojmë me vepra në fushën e lojës dhe jo me fjalë. Të tregojmë që i duam me ngulm ato pikë. Rëndësi është që të mos humbasim. Portugalia kaloi me tre pikë në 2016-ën, gjithçka mund të ndodhë.

Sa i përket stërvitjes besoj që kemi një ndryshim në mentalitet, me ndeshjen që po afron tashmë jemi më serioz, nuk kemi më kohë për të shpenzuar për asgjë tjetër përveç sfidave të Evropianit”,- tha “pistoni” i krahut të djathtë. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!