“Jemi të kënaqur me performancën tonë”, Mamardashvili: Spanja është favoritja e këtij turneu

schedule17:12 - 1 Korrik, 2024

schedule 17:12 - 1 Korrik, 2024

Pavarësisht se u mundën me rezultatin e thellë, 4 me 1, nga “gjigantët” e Spanjës, “Kryqtarët” e Gjeorgjisë, me lojën e tyre të bukur dhe presingun e lartë, mahnitën jo pak tifozët, në Kampionatin Evropian të futbollit, Euro 2024, mirëpo njëri prej djemve të Ëilly Sagnol, shkëlqeu më shumë nga të gjithë dhe mund të thuhet se ishte një nga arsyet e kalimit të fazës së grupeve.

Bëhet fjalë për “gardianin” e Valencia, Giorgi Mamardashvili, i cili u kthye në një prej lojtarëve më të mirë të këtij kompeticioni, me plot 20 pritje të realizuara në vetëm 4 sfidat e para të Euro 2024.

Pas eleminimit nga Kampionati Evropian i futbollit “ylli” i “Kryqtarëve” gjeorgjianë dha edhe një intervistë për mediat spanjolle nga ku u shpreh se ishte krenar për rrugëitmin e Kombëtares së tij, në Euro 2024, teksa më tej përcaktoi “Iberikët” si favoritët për të fituar trofeun.

“Ne duhet të jemi të kënaqur me paraqitjen tonë në këtë Kampionat Evropian sepse i dhamë Gjeorgjisë një turne të madh dhe çdo lojtar luajti me përkushtim të madh. Sigurisht, është e trishtueshme të humbasësh në 1/8-at, por duhet të jemi gjithashtu të lumtur sepse deri vonë nuk e kishim imagjinuar të arrinim deri në këtë pikë. Spanja është favoritja e këtij turneu dhe mendoj se do ta fitojë. Ishte keq që u përballëm me këtë ekip në 1/8-at , por për ne nuk është fundi, ne do të kthehemi më të fortë”,- tha Mamardashvili. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!