“Jemi në tokën e botës”/ Drita rrëfen “N’kufi” jetën larg Shqipërisë: Sa kalojmë Kakavijën, ndryshon çdo gjë!

schedule18:37 - 10 Nëntor, 2024

schedule 18:37 - 10 Nëntor, 2024

Pika kufitare e Kakavisë ose Kakavijës është një pikë kufitare kryesore rrugore midis Shqipërisë së Jugut dhe Greqisë veriperëndimore.

Në anën shqiptare shtrihet fshati Kakavijë, që ndodhet në qarkun e Gjirokastrës, në zonën e Dropullit.

Nga ana greke shtrihet fshati Ktismata, në bashkinë Delvinaki, njësia rajonale e Janinës. Nga ky vendkalim kufitar kalon rruga kryesore nga Saranda dhe Gjirokastër për në Janinë.

Qarku i Gjirokastrës është një nga 12 qarqet e Shqipërisë, me pothuaj 60 mijë banorë. Ndodhet në një luginë midis Malit të Gjerë dhe Drinos, në 300 metra mbi nivelin e detit.

Drita Kuqi, nga Përmeti, jeton dhe punon këtu prej vitesh, ndërsa fëmijët i ka në Finlandë dhe Itali. “Jeta nuk eshte shesh me lule.” “Si shkon me greket?,” e pyesim. “Kudo qe te vesh, po nuk punove…E mira eshte, si toka jone, nuk ka…“Jemi emigrante, jemi ne token e botes, nuk jemi ne token tone…sa kalon Kakavijen, ndryshon çdo gje,” na thotë.

Ndërsa për grekët e Janinës, thotë se janë “njerëz te mire dhe te ndergjegjshem”. “Me ka ndihmuar djersa ime, jo greket, po nuk punove nuk te ndihmon njeri,” shton.

Por çfarë mendojnë vetë grekët këtu për shqiptarët. “Ka shqiptare te mire dhe shqiptare te keqinj,” na thotë një prej tyre, pa dashur të na thotë edhe emrin.

Ndërsa Thanasis Kucojanis, Iicili ka edhe shokë shqiptarë, na thotë se shqiptarët këtu janë plotësisht të integruar. “Jetojmë bashkë mirë dhe në paqe,” e përmbyll ai, opinionin për shqiptarët e Janinës, duke theksuar se “jemi të afërt, por jo të njëjtë” dhe se kemi “ndryshime kulturore”.