“Jemi në stres të vazhdueshëm”, Zonja e Parë e Ukrainës: I kemi kërkuar ndihmë OBSH-së

schedule13:20 - 28 Korrik, 2022

schedule 13:20 - 28 Korrik, 2022

Zonja e Parë e Ukrainës Olena Zelenska thotë se Ukraina i është drejtuar Organizatës Botërore të Shëndetësisë për këshilla për shëndetin mendor pasi vendi është nën stres të vazhdueshëm nga pushtimi.

Në një intervistë me BBC World TV pas një nate sulmesh me raketa, gruaja e Presidentit Volodymyr Zelensky thotë se qeveria po ofron mbështetje psikologjike për ukrainasit, ndërsa ata përballen me bombardimet prej muajsh.

“Ne kemi qenë nën stres të vazhdueshëm që nga 24 shkurti”, thotë ajo.

“Kemi nevojë për ndihmë të ekspertëve dhe kjo është arsyeja pse i jemi drejtuar OBSH-së që të na ndihmojnë me ndihmë psikologjike“, ka thënë Zonja e Parë. /abcnews.al