“Jemi në mes të një stuhie”/ Brnabiç: Brezat e ardhshëm do të vlerësojnë luftën e presidentit Vuçiç për Serbinë

schedule15:37 - 24 Prill, 2024

schedule 15:37 - 24 Prill, 2024

Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Brnabiç ka deklaruar se nga tetori i vitit të kaluar Serbia do të jetë në zgjedhje. Ndërsa foli për opozitën, ajo vlerësoi kërkesën e saj, ndërsa nënvizoi se qytetarët serbë janë gjithmonë të parët.

“Duhet të tregojmë tolerancë dhe demokraci dhe se gjithmonë duhet të pyesim njerëzit se çfarë mendojnë dhe nëse qeveria ka humbur apo jo kredibilitetin”, tha Brnabić.

Ndër të tjera nënvizoi se Beogradin e presin ditë të vështira dhe se gjithmonë ka qenë në presion, por siç shprehet Brnabiç, brezat e ardhshëm do të vlerësojnë luftën e presidentit Vuçiç për Serbinë.

“Na presin ditë të vështira, jemi në mes të një stuhie, ku drejt nesh fryjnë erëra të ndryshme nga të gjitha anët. Është përgjegjësi e të gjithëve që të përpiqemi të kemi stabilitet të brendshëm dhe dialog”, tha ajo.

Ajo deklaroi se situata në botë po ndërlikohet dhe se vazhdimisht po shfaqen pika të reja të nxehta, dhe se gjendja ekonomike në Evropë është shumë e keqe, prandaj kontinenti evropian po bëhet gjithnjë e më pak konkurrues globalisht.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!