“Jemi në kushte anormale”, Roland Bejko: Një pjesë e kandidatëve janë intimiduar dhe u tërhoqën

schedule12:12 - 27 Mars, 2023

schedule 12:12 - 27 Mars, 2023

Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko thotë se kjo forcë politike i ka nxjerrë kandidatë e saj për kryebashkiakë, në kushte anormale, për shkak edhe të përplasjeve të brendshme, me grupimin e ish kryeministrit Sali Berisha.

Në një intervistë për ABC News, Bejko u shpreh se një pjesë e kandidatëve të PD-së janë intimiduar dhe janë tërhequr nga gara.

Ndër të tjera, Bejko nënvizoi se pjesa tjetër e kandidatëve, është përzgjedhur në paqartësi, pasi situatat kanë qenë shumë të paqarta.

“Kandidatët janë nxjerrë në kushte anormale, një pjesë e mirë e kandidatëve tanë janë intimiduar dhe janë larguar, janë tërhequr. Pjesa tjetër janë vendosur në paqartësi, se situatat kanë qenë shumë të paqarta. Nuk kam listë emrash këtu dhe nuk jam i autorizuar. Parimisht ka ndodhur kjo gjë. Siç më ka ndodhur edhe mua në qarkun tim, që disa kandidatë janë nisur dhe të tjerë janë përfunduar”, theksoi ai./abcnews.al