“Jemi në kohën e luftës së nervave”, Meçollari: Serbët janë gati për destabilzimin e Kosovës

schedule21:36 - 4 Korrik, 2024

schedule 21:36 - 4 Korrik, 2024

Kapiteni Artur Meçollari i ftuar në emisionin “360 Gradë” në ABC News, foli për situatën në Kosovë dhe tensionet e herë pas hershme me Serbinë.

Sipas Meçollari “jemi në kohën e luftës së nervave”, ndërsa bëri deklaratën e fortë se serbët janë gati për destabilizimin e Kosovës.

“Jemi në kohën e luftës së nervave. Këta dronë kanë dhe kapacitet sulmi. Janë dronë të projektuar për të goditur me raketa. Kush do të fitojë qetësinë. Deklarata Vuçiç në gjykimin tim është e gabuar. Është një deklaratë që është e ka humbur. Postarët e vendosur në Kosovë para një javë janë alarm, duhet të jenë alarm. Pse? Pavarësisht deklaratës së kryetarit të Kuvendit, mjafton situata në terren dhe kupton se serbët janë gati për destabilizimin e Kosovës. Këtë herë, mua më lënë të kuptoj postarat.”, u shpreh kapiteni.

/abcnews.al