“Jemi gati për të nisur kualifikueset”, Shehi: Lojtarët janë në maksimumin e tyre

schedule17:56 - 4 Korrik, 2024

schedule 17:56 - 4 Korrik, 2024

Partizani i ka dhënë fund fazës përgatitore në Pogradec dhe tashmë ka nisur përgatitjet e fundit para sfidës së parë me maltezët e Marsaxlokk, e vlefshme për turin e parë të Conference League, ku do të kërkojnë që të marrin një rezultat sa më pozitiv në ndeshjen e parë përballë Marsaxlokk më 11 korrik, në “Air Albania”.

Demat kanë zhvilluar disa ndeshje miqësore në juglindje të vendit dhe trajneri Orges Shehi është i kënaqur me gjendjen e skuadrës së tij, teksa në një prononcim për faqen e klubit, numri një i pankinës së të kuqve tregon se skuadra është gati për takimin e parë, që “demat” do e luajnë në kryeqytet.

“Jemi të kënaqur me atë që skuadra ka marrë dhe ka dhënë, sepse në fazë përgatitore dihet që lojtarët duhet të marrin ngarkesën e duhur e të arrijnë formën e duhur. Besoj se jemi gati për ndeshjen që do luajmë në Tiranë.  Faza përgjithësisht ka shkuar mirë. Lojtarët nuk kanë asnjë dëmtim. Kushtet kanë qenë shumë të mira. Kemi qëndruar 16-17 ditë dhe skuadra ka bërë maksimumin për t’u përgatitur për ndeshjet e Europës”,- u shpreh Shehi.

Ndërkaq, kujtojmë se sezonin e shkuar, Partizani shkoi deri në fazën “play-off” të Conference Legaue, ndërsa këtë sezon qëllimi i “Demave” është që të arrijë fazën e grupeve të të këtij kompeticioni. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!