Njëzet e katër persona janë zhdukur pas përmbytjeve të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm në perëndim të Jemenit, thanë sot autoritetet lokale. Përmbytjet në distriktin Al Mahuit, i cili është nën kontrollin e rebelëve Houthi, shkaktuan rrëshqitje dheu.
Të paktën 7 shtëpi u shkatërruan dhe 24 persona janë zhdukur në rrethin Melhan. Autoritetet lokale nuk kanë raportuar deri më tani asnjë të vdekur.
Që nga fundi i korrikut, shirat e rrëmbyeshëm kanë vrarë 60 njerëz dhe kanë prekur 268,000 në Jemen, vendi më i varfër në Gadishullin Arabik, sipas OKB-së.
OKB-ja gjithashtu njoftoi në fillim të këtij muaji se nevojiten 4.9 milionë dollarë për të rritur reagimin e urgjencës ndaj motit ekstrem në Jemen, i cili është shkatërruar nga lufta për më shumë se një dekadë.
/abcnews.al