“Jehonë e daulles në Shebenik”/ Festa e Rrajcës, promovon zonën për turizëm

schedule14:59 - 21 Gusht, 2024

schedule 14:59 - 21 Gusht, 2024

Rrëzë parkut kombëtar të Shebenikut, në Rrajcë u organizua festa e përvitshme që synon promovimin e zonës.

Fshati i bashkisë së Përrenjasit mblodhi këtë fund gushti qindra banorë të zonës, rrethinave por edhe emigrantë.

Të gjithë u bënë bashkë në festën traditë, “Jehonë e Daulles ne Ahet e Shebenikut”.

Mes pyjeve qindra vjeçarë, të mëdhenj dhe të vegjël shijuan gatimet plot shije të zonës dhe dorë për dorë kërcyen vallet tradicionale të Rrajcës.

“Kam ardhur nga Brukseli për këtë festë të bukur që kemi”.

“Vallja e Rrajcës të merr përpara si një stuhi”.

“Jjam vajzë Rrajcare më pëlqejnë traditat tona. Jam në emigrim, sot jam shumë e lumtur që jam këtu.”

Parku Kombëtar Shebenik-Jabllanicë që mbrohet nga UNESCO është kthyer në një nga atraksionet turistike më të kërkuara, sidomos nga të huajt. Synimi është që Rrajca të zhvillohet me më shumë investime dhe struktura akomoduese për turistët.

“Ne i ftojmë emigrantët dhe të gjithë ata që janë larguar të kthehen dhe të investojnë. Ne si bashki vëmë në dispozicion 5 mijë euro për të gjithë ata që investojnë në turizëm”.

Fshatrat pranë malit të Shebenikut frekuentohen për freskinë, kulinarinë, ecjet dhe sporte e ndryshme në natyrë, për të gjithë ata që duan të provojnë aventurën.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!