Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Jeep sjell makinën më të shpejtë që ka ndërtuar ndonjëherë në histori

schedule14:42 - 18 Nëntor, 2020

schedule 14:42 - 18 Nëntor, 2020

Kompania e njohur, Jeep ka prodhuar një model të ri, i cili është më i shpejti dhe më i fuqishmi që ka ndërtuar ndonjëherë.

Bëhet fjalë për modelin Ruibicon 392, i cili është në gjendje të arrijë nga 0 në 100 km/h për 4,5 sekonda. Gjithashtu, modeli ka një motor me 470 kuaj fuqi, dhe është hera e parë në 40 vite që Jeep përdor një motor me 8 pistona, 6,4 litra.

Përmasat e makinës janë ndryshuar, pasi është më e lartë, çka rrit nivelin e performancës jashtë rruge, në gropa dhe kodra, si dhe mund të ecë pa problem brenda në ujë, në një thellësi gati 1 metër.



Ndërkohë makina pritet të dalë në shitje në fillim të vitit 2021, megjithatë ende nuk është zbuluar çmimi, por edhe niveli i konsumimit të karburantit. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!